Sunday, August 19, 2012

Kostaq Mizaku - NDARJA

 

Kostaq Mizaku

NDARJA

Ku djallin e gjeti era këtë  thikë
Që mban në dorë dhe rend si e marrë,
Kur shiu hidhnak i natës së ligë
Më qull këmishën e bardhë ?

Unë sapo të thashë një “jo” të ngrirë
Dhe s’di ku po shkoj dhe s’di çfarë po ngjet,
Pas trungjesh i fshihem tërbimit të erës,
Pas qoshesh thikës që vret.

Kur ja më  zbuloi një vetëtimë
Që tinëz dërgoi reja prej tutje,
Por ç’fat më mbuloi një bubullimë
Me rrokullisje gurësh  mbi supe !

No comments:

Post a Comment