Saturday, August 4, 2012

Kaman Myftari - KAM NJË LIQEN ME MALL



Kaman Myftari

KAM NJË LIQEN ME MALL

Kur dielli çelte synë dhe rrezja puthte ujin,
Nga stoli të përshëndetja, të thoshja mirëmëngjes,
Mjelmat qafëgjata, qafat e tyre përkulnin,
Më uronin ditën dhe shijonin barin me vesë.

Unë ende i përgjumur mbi stolin tonë të drunjtë,
Poshtë shelgut gjethevarur që mbi ujë pikonte lot,
Ëndërroja ato çaste sikur ti më dilje përmes ujitë,
Në këtë perëndim dielli mes shelgjesh në Drilon.

Eja, se me lulet e Tushemishtit të pres, si freskia,
Në qafë do të pushtoj, po kur do vish ti vallë?
Sa shumë më ke munguar, të pres në gjithë ditët e mia,
Në stolin e shpirtit, ku kam për ty një liqen me mall...


No comments:

Post a Comment