Vjollca Tiku - ODE PËR LULET
Vjollca Tiku
ODE PËR LULET
Oh, lule,
ju lindni nga
puthja e ëmbël e pranverës,
petalet tuaja vezullojnë,
një copë diell, një copë hënë,
një varg ylberësh.
Me duart e mija ju përkëdhel,
si mëndafsh i butë, push ëngjëjsh,
fryma juaj, parfum i qiellit,
Përkundni shtatin si balerina
nga flladi i freskët,
i qumështit të bardhë ditëve,
për të erëmuar njerëzit !
No comments:
Post a Comment