Angjelina K.
Bardhaj
SHIU I VERËS
Shiu i verës derdhet
Si qumësht,
Piklon mbi trupderdhurën
Sypërhumbur,
Që lotin e mban në grusht.
Lag fustanin e tejdukshëm
Dhe e lëpin për trup.
Unë bëj hapa të lehtë drejtë tij,
E drojtur dhe pa ngut.
Lag pushin e verdhë të gjymtyrëve
Ngjyrosur nga rrezet e diellit...
Mbi buzët - qërshiza të kuqe,
Mbretërinë e gjen vesa e prillit.
Shiu im i verës flet,
Cicërin ëmbël pa gjëmime,
Si flladi që vellon e bardhë hedh -
Puthje të vrullshme
Mbi trupin tim derdh.
Puthja rrëshqet mbi mua si mëndafsh,
Merr vesën mbi buzën që e bart,
Lundron e lirë stuhindjenja,
Valëzjarrin e shuan
Me tinguj rrezorë e të artë.
“Ngreu Drenushë!...
Lumbardha ime,
E imja ShënMëria,
Jetoje jetën,
Tingull - ngjyrshëm,
Kitara e ndjenjave të mia!...“
Shiu i verës derdhet
Si qumësht,
Piklon mbi trupderdhurën
Sypërhumbur,
Që lotin e mban në grusht.
Lag fustanin e tejdukshëm
Dhe e lëpin për trup.
Unë bëj hapa të lehtë drejtë tij,
E drojtur dhe pa ngut.
Lag pushin e verdhë të gjymtyrëve
Ngjyrosur nga rrezet e diellit...
Mbi buzët - qërshiza të kuqe,
Mbretërinë e gjen vesa e prillit.
Shiu im i verës flet,
Cicërin ëmbël pa gjëmime,
Si flladi që vellon e bardhë hedh -
Puthje të vrullshme
Mbi trupin tim derdh.
Puthja rrëshqet mbi mua si mëndafsh,
Merr vesën mbi buzën që e bart,
Lundron e lirë stuhindjenja,
Valëzjarrin e shuan
Me tinguj rrezorë e të artë.
“Ngreu Drenushë!...
Lumbardha ime,
E imja ShënMëria,
Jetoje jetën,
Tingull - ngjyrshëm,
Kitara e ndjenjave të mia!...“
No comments:
Post a Comment