Friday, August 31, 2012

Eleonora N. Qeparoi - GËZUAR DITLINDJEN NENË TEREZA

 

Eleonora N. Qeparoi

GËZUAR DITLINDJEN NENË TEREZA

Ti linde si një Gonxhe në tokën amtare,
Lule, Gonxhe nga bimët e rralla në male,
Si ato që mbijnë në shkëmbinjtë alpinë,
Çele lule buqeta të shumta në çdo stinë!

Petalet flutura u nisën në Globin e madh,
Emblema mes paralelesh e meridianësh,
Pa njohur akoma mirë rininë tuaj të parë,
Emri e veprat hyjnore çuditën dynjanë!

Ne zemër mbaje Misionin tepër fisnik,
Fytyrës si femër nuk i bëre kozmetikë,
Perla nuk mbajte në duar, as në gushë,
Balli plot brazda e rrudha t’u mbushë.

Brazda të thella si ato të tokës së thatë,
E thellë qe dhimbja për njerëzit e pafaj,
Rrudhat e tua i ngjanin tokës mëmë,
Toka që dhimbjen thellë kish  gjëmë!

Rrudhat shtoheshin kur duart e Tua,
Kuronin zemrat me trupat e vuajtura,
Nga ato rrudha ata merrnin bekime,
Prej një shpirti me ndjesi Perëndie!

Ishe grua e thjeshtë, me hijen imcake,
E pakët në trup, po me shpirt gjigante,
Në ato përçapje ringjalle sensin e jetës,
Shpresat te Zoti, Vigane mbi Vdekjen!

Plagët me fjalën e Zotit në gojë shëroje,
Magjinë e jetës, ngadhënjim mbi lotët çoje,
Prandaj e tërë bota sot të njeh si Shenjtore,
Besoje te vetja e jeta serish triumfonte!

Krenari na le, ne  bij e bijat e Shqiponjave,
Në histori Fjalën e Zotit me ar e shkrove,
Gëzuar Ditëlindjen, bekuar qoftë Emri juaj,
Mjekim për atdheun e vuajtur, Lutjet e Tua!

No comments:

Post a Comment