Thani Naqo
PERËNDIM
Perëndimi vjen me bujë,
Spërkat jod e kripë.
Diellin e zhyt nën ujë
Dhe uji ngopet me dritë.
Gjersa dielli shuhet fare,
Me hënën, s' harron, ti del.
Porsi shtojzovalle,
Syrin djallush ma shkel.
Mbi gjunjë më ulesh, në breg,
Gërshetin më le ta shprish.
Kur firoma buzë prek,
Marroke e paputhur ti ik.
Aspak mos më ndill prej së largu:
"Do mbetesh i dashuri im."
Ti do ulesh mbi gjunjët e plakur,
Gjersa unë mos shoh perëndim.
No comments:
Post a Comment