Wednesday, August 8, 2012

Anila Toto - ADN


 
Anila Toto

ADN


S' më 'turpëroi' kurrë im Atë,
As më tha t'ia di "Thembrën e Akilit"
Mbeta e shtangur kur vite më pas,
U tret ostoporozës për vdekjen e birit.

S'ndaloi së më magjepsuri kurrë im atë,
Japim e marrim mes gjakut e shpirtit,
Këtë copë rrugë krenarë ecëm bashkë,
Kthjmë kokën pas se donim të shihnim.

Udhës së pafund koha mbetej larg,
dhe ne lamë dhimbjen të ngrirë te syri,
për t’i bekuar fat të bardhë tim biri... !

No comments:

Post a Comment