Saturday, August 25, 2012

Edmond Shallvari - DY POEZI



Edmond Shallvari

MATEMATIKA IME

 
Nuk më largojnë të tjerat nga ty
Vetëm ti mund të më shtysh tek të tjerat
Një edhe Një, do bëjnë gjithmonë Dy
Sado të përparojnë, matematikat, algjebrat.

Dhe unë jam Një, Një je dhe ti
Zotit i lutem mos më lerë pa mbledhje
Njëshat të mbeten ashtu si në fillim
Vetëm kur të ik, qofsha unë në heqje.

Veprimet e tjera, më shumë se me Një
Matematika ime e shpirtit, s'i nxë.


KËRKONI YLLIN TUAJ


Dhe më tha Zoti:
Të dhashë ajrin tënd
Tepricën, po të duash, dhuroje
Nga Dielli të dhashë tepricë rrezesh
T'i kesh për ditët e mangëta
Hënën ja u dhashë të gjithëve
Në shikime e adhurime poetësh
Të vetmen virgjëreshë,
që mund ta dashuroni,
pa e çvirgjëruar kurrë
Rreth saj,
më larg,
më lart,
më thellë,
kërkoni yllin tuaj
T'ju shkëlqejë.


No comments:

Post a Comment