Anila Themiu
SIKUR TË VIJE TANI!
Sikur ti te vije tani prane meje,
do ti shkrija ne një puthje ditet qe ishim larg.
Mallin ,do ta hidhja ne trup si mbulese
për te ma hequr do lodheshe shume,
do tëe të duhej kohe e gjate...
Sikur ti kisha prane syte e tu kete çast,
do te tretesha ne cast
dhe ti do qaje prej deshperimit.
Sikur te me thoje nje fjele te embel,njerezore,
do te behesha krijese hyjnore
qe te fluturoja ne qiell,
te merrja lart për ty lumturi ,
atje ku eshte e paprekur.
Ah te vije ti tani! Do te shihja sa më do:
a do me kërkoje ku me con fryme zimi?!
Po te me kapje dot
do te qaja dhe do thosha :
"Me fitove jam e jotja"
Te mund te kaloje udhët e frymëzimit tim
ai do te me dorëzonte tek ty me gëzim,
Pa u penduar do me tradhtonte...
Po ti nuk vjen
E unë kaq kohe luaj e qete,
me ëndrrat e mia te çmendura pa fre.
No comments:
Post a Comment