Sunday, August 12, 2012

Thani Naqo - POLEN E NEKTAR



Thani Naqo

POLEN E NEKTAR

Polen e nektar dhe aromë livadhi,
polen e nektar mbi pulpat e tua,
pjekur mbi gjoks dy ftonj mali,
"Ç'ditë e bukur t'i them  të dua!"

Me hatër për ty, një tjetër zambak,
medalion poleni në varg luleshqerash,
ç'na u ngjitën buzët me pjalm e nektar,
lëng luleshtrydheje e manaferrash!

Ç' dreqin rrëmojnë gishtat mbi ftonj,
mbajmë njëri-tjetrin, oh, jemi dehur!,
nën kërthizën e saj djalëria kërkon,
Moll'e Ndaluar s'ish bërë për të vjelur!...

No comments:

Post a Comment