Saturday, August 18, 2012
Andrea Danglli - MBREMJES ME KITARE…
Andrea Danglli
MBREMJES ME KITARE…
Sot me mallin jam dehur,
E jam nisur per tek ty,
Kostum mariaci kam veshur,
Me kapele te madhe mbi sy..!
Me njeren dore mbaj nje kitar,
Me tjetren zemren, fort shtrengoj,
Te shuaj emocionet, plot me zjarr,
Dhe per tek ti, Fluturoj..!
Nen dritaren fshehur nga qershia,
Me kenge trokita qe te degjosh,
Nisa serenaten vec per ty,
“Te duash” …“Te Dashurosh”
Nën perde koken e bukur zgjate,
Me buzet e ëmbla, buzeqeshe,
Dhe muzgun e kuq te asaj nate,
Me driten e syve tend e veshe..!
Dhe une si natyre romantik,
Vazhdova akoma, kengen time,
E pse këndoja pa teknik,
Veç me veshin e zemres sime..!
Nen dritare agova, me serenate,
Si Romeoja per Zhulieten e tij,
Per mua s’kishte dite e s’kishte nate,
Veçse kenge dhe dashuri..!
Të zbrita poshtë për nje puthje,
Qe me duheshe te jetoj,
S’më duhej frymarrja per të jetuar,
Por veç ti.. Që te ekzistoj……..
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment