Saturday, August 25, 2012

Arjana Dashi - TRI POEZI



Arjana Dashi

BUZËT E HAPURA TË DHIMBJES...

Shtat
ë qiejt e zemërimit tim
rigojnë brenda pusit t
ë pafuqisë,
s'ngopin etjen time pa revoltë.
Shtate qiejt e zemërimit,
peng diellin me mbajnë,
mbi kufijtë plot gjemba
të mundimit tim të palëvduar,
përcëllojnë plagën e çjerrjes,
e kur shterin rigimet,
kripa kristalon rrejtshëm,
buzët e hapura të dhimbjes...


SFIDË

Rrudhë brengash,
s’më krijojnë sytë,
Pushtimi yt,
përtej një nate,
nuk shkon.
Euforia e natës,
veç ditën pasardhëse,
mbretëron.
Gjersa,
unë,
vdekatarja,
me moskokëçarjen time,
jetën ruaj;
Për etjen time,
burim tjetër kërkoj.
Me pirjen e tij;
Të sfidoj...!


KUR ERDHE...

Kur erdhe,
zëri yt përcolli dyshimet
e pritjen e lagur nga mungese e gjatë.

Kur erdhe,
ti solle agimin,
rrezen e diellit me vure mbi jastek,
fillimin e ditës ma more ndër duar
e orët e stresit shkërmoqe pa te keq
nga fijet e flokut mbetur mbi dantellë...

Unë,
besimin e humbur çova prej shtratit
e çarkun ia shkreha zilisë
qe pas derës e lire të me përgjonte,
atë rreze të lumturisë...

No comments:

Post a Comment