Lida Lazaj
PËR PAK AJËR NDRYSHE
Kur ajri ngurtësohet
e mali përballë na ngulet në sy si mërzia,
takohemi atje ku dielli dhe ujrat kompozojnë arabeska.
Pimë një birrë
dhe figurat sythojnë degët e njoma,
ku gjethet shkëlqejnë si syt` e fëmijëve
flokë të parfumosur amazonash na krehin trishtimet.
Mbushemi me ajër dorëzonjash,
horizonti konturohet
dhe malet fluturojnë mbi krahë shqiponjash.
No comments:
Post a Comment