Friday, August 24, 2012

Luan Xhuli - NËQOFTËSE DO MË KËRKOJË NJERI...

 

Luan Xhuli

NËQOFTËSE DO MË KËRKOJË NJERI...

...I thoni se dikur shkrova vargje
dhe poet kurrë se firmosa veten.
Librat e mi me kapakë mesdite,
do tu japin përqafimin e lënë nga nxitimi...
Po qe se do më kërkojë dikush,
adresën e ngushticës mos ja fshihni asnjërit,
Është portë pa emër, pa kartëvizitë
e thjeshtë si një zog që s’ia kujton dot emrin...
Po qe se ngulni këmbë
për të parë dritën e syve të mi,
mos, do tu lutesha, mos,
e lashë dhuratë ditën e largimit...
Diçka të vogël do t’u kujtoja
për varrin tim me kryet nga lindja,
një vazo e vogël me najazëm mbjellë
pak ujë do kërkoj për të shuar etjen...
Nëqoftëse do më kërkojë dikush,
le të bëje zë tek porta  e çastit.
Gjithnjë kam besuar ringjalljen !

No comments:

Post a Comment