Sunday, August 5, 2012

Agim Bajrami - DITA E FESTËS SË GRAVE



Agim Bajrami

DITA E FESTËS SË GRAVE

Se si më ngjan kjo ditë e sotme,
Se si më ngjan,
Gjithë gratë kanë marrë gjuhën e zogjve
Dhe pemët sytë e tyre kanë.

Qyteti sot u gdhi më ndryshe,
E flaku tej lukun e vjetër,
Çdo re e ndërroi me dallëndyshe
Dhe marsin mbolli në çdo metër.

Ato po vijnë nga stinë e reve
Dhe qeshin bukur pa pikë droje
Itakat tona të përjetshme,
Limane pritje mbas çdo Troje.

(Të gjitha ngjajnë si hënë e ngrënë)
Dikujt dhe mbarë s΄po u ec  jeta,
Ju burra ngrihuni në këmbë,
Ua mbushni duart me buqeta!

Se sot është dita që ju prisni,
T΄u lani grave çdo gabim,
Me lule gjokset t΄ua qëndisni,
Por dhe me puthje pa dyshim.

No comments:

Post a Comment