Aleksandër Shallvari
BUZËT...
Buzët qeshin.
Buzët përqeshin.
Buzët flasin.
Buzët përflasin.
Buzët bërtasin.
Buzët heshtin...
Buzët rrihen.
Buzët shahen.
Buzët afrohen.
Buzët largohen,
Rrotullohen,
Kërkohen,
Ofendohen,
Buzët mallkohen...
Buzët lakmojnë,
Buzët kërkojnë,
Buzët tradhtojnë.
Të shpojnë,
Të çlirojnë,
Buzët të ledhatojnë.
Buzët përpijnë.
Buzët ulërijnë.
Buzët dashurojnë.
Sakrifikojnë,
Kur buzët mbyllur
Qëndrojnë,
Buzët ëndërrojnë,
Përqafojnë,
Lumturojnë,
Buzët ndjejnë ftohtë.
Por edhe ngrohtë,
Buzët psherëtijnë,
Buzët mbyllur rrijnë,
Buzët dinë të hapen,
Dinë te zgjaten
Dhe kur formën ovale
Krijojnë,
Sinjal ato çojnë,
Për një puthje
Përvëlojnë...
Hapësirë e pafund,
Kjo legjendë
Për dy buzë që kërkojmë...
No comments:
Post a Comment