Valter Lazeri
VENDLINDJES
Ti atje...
për mua s`dihet,
nëse jetoj,
a ç`bëhem vallë!
Numëroj yje,
përcjell diej,
lotoj netëve...
... mbetem gjallë.
Pranverës mbledh
më të bukurën,
dimrit, të ftohtë,
me shume nga ç’ka.
Dalëngadalë
i bëj legjenda,
vitet vras,
ato i mbaj!
...............
Ti atje...
për mua s’dihet,
nëse jetoj,
a ç’bëhem vallë?!
Të gjitha bëmat
bërë legjendë,
në prehrin tend
dua ti zbraz!...
No comments:
Post a Comment