Wednesday, August 8, 2012

Kostaq Mizaku - ATDHE



Kostaq Mizaku

ATDHE

Janë dhe erërat që  çojnë polenin
andej dhe këndej,
retë dhe shirat.
Janë ujëvarat, ortekët
nisur  potershëm nga  majat si hej
që  shemben e grisen
e bashkë i bëjnë tokë dhe qiej.

Ah  janë, janë
edhe ylberet që ngrenë ura
             e hedhin   shpresë
mbi këtë kristal goditur rrufesh
              e ndarë në gjashtë pjesë.

No comments:

Post a Comment