Tuesday, August 7, 2012

Flori Bruqi - QYTETI KU TË PRITA



Flori Bruqi

QYTETI KU TË PRITA

 
U ndala ballë spitalit të Prishtinës,
hipa si Orfeu në altar,
dy vargje të t’i them,
më zërin e shterur nga shqetësimi
dhe unë e pashë qytetin tënd
me një dallëndyshe fola, me beso
dhe ikëm të dytë e më tepër ike ti,
unë prapë jam aty ku më ke lenë,
në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë,
vallëzoj me hijet,
nuk e di cilën ta përkëdhel,
ti nuk je,
retë mbi qytet me nevrikosin
dhe shiu më lag bashkë me vargjet,
një ditë në një orë dil e takohemi
kiamet nuk bëhet,
nuk bëhet as qyteti det,
i mërzitur rri i fyer jam,
pres dashurinë tënde
e të fle mbi gjinjtë e tu,
mbi buzët e tua të zë një ëndërr,
të kërkoj t’i ha ata sy me vargje,
po vargjet nuk kanë faj
që ti nuk i ndjen asnjë grimë,
mos ik mos u fsheh
e as zërin mos e ndërro!…

No comments:

Post a Comment