Friday, August 10, 2012
Shpëtim Kurti - ZBRITJE NGA HAPËSIRA
Shpëtim Kurti
ZBRITJE NGA HAPËSIRA
Më kishe thënë,
se do të vije një ditë...
Dhe mua ,
S’di pse sytë,
Më mbetën nga yjet,
E hera herës ,
Më ndaleshin te hëna.
Po ç’ishte vallë,
Kjo ndjesi yjore,
Që s’të kërkoja në tokë,
Po në lartësi qiellore ,
Mos ndoshta Ty,
s’të kish lindur nëna… ?!
Po, pse ,
Asnjëherë ,
S’i përgjigjesha dot, habisë sime
Edhe pse rrezatoje që larg?!...
Eh, ç’yll i ndritur !
Përsëri besoja ,
Aspak s’jam i marrë ,
Nga ç’tjetër hapësirë ,
Mes njerëzish do kishe zbritur...?!
Se ndryshe ,
Nga e gjete atë gojë fjalëmjalte ,
Atë shkëlqim syri ,
Që të udhëtonte në vite drite?!
Mos ndoshta,
Fjalët e mia,
Tek Ti renden hapësirash ...?!
Dëgjove sa të dua marrëzisht,
Dhe zbrite....!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment