Ndoc Gjetja
LOJE DASHURIE
Ti je mbretëresha dhe unë jam mbreti,
E ngjitem fronin me anë të puthjes.
S'pushtuam askënd veç njeri - tjetrit
Asnjeri s'e ndjeu shijen e mundjes
Ne s'kemi nevojë për kushtetutë
në marrëdhëniet tona sondon kaosi
nën cipën e holle te mirësjelljes së butë
tani bën ligjin vetëm Erosi.
Nuk di deri kur do mbahet në këmbë
mbretëria jonë në çrregullim të plotë,
por çasti i rënies s'do jetë i rëndë,
do biesh mbi mua që jam shtrirë poshtë.
No comments:
Post a Comment