Saturday, August 11, 2012

Alili Dase - ÇILTËRSIA E DASHURISË



Alili Dase

ÇILTËRSIA E DASHURISË

 
Heshtja mbizotëronte, syshigjetat xixëlluan!...
mijëra fjalë reshtën në dashuri kulluar...
rendën dhe endën fjalë të ëmbla-parimësi,
thurën si gjerdan ëndrra në simbiozën dashuri.

Ndjenjën e brishtë të saj bashkuan në përjetësi

Në pafundësinë e valës, në detin e shpirtit tim
ndaloj dallgëpritjen, kujtimet dhe nostalgjinë,
në shpirtin e mekur në të tijën pafundësi...
kërkoj algëkuqen ta shijojmë bashkë të dy

Në shtigjet e jetës do të rresht pa u ndal
në skaj - cep të botës të kërkoj dorën e saj,
të end dashurinë në gërshet mëndafshi,
të loz tinguj manar blegëruar me ndjenjë afshi.

lumturinë e dashurisë askush nuk e shijon,
nëse ndjenjën e Zemrës në çiltërsi nuk e kullon.

No comments:

Post a Comment