Kostaq Duka
VETMIA
(Mikut tim që u nda nga jeta)
Përcolle gruan 40-vjeçare,
Pastaj nënën
që la pas amanetin gur e plumb:
Mos u marto bir,
Se e desha si vajzë,
si ajo s’vjen tjetër kurrë.
Me dhembshuri nëne
e urtësi burri
rite djalë e bijë.
I’u gëzove ëndrrës së tyre
larg teje,
në Amerikën e Lirisë….
Nga mëngjesi në muzg
vetminë përtype
në dialog të paprerë
me foton e gruas varur në mur.
S’u ankove.
Heshtas bërtite,
gjersa kanceri
i vetmisë të bëri “shoqëri”.
Kjo ishte jeta,
e mirë dhe e keqe,
po ti mes nesh
i paharruar mbete!...
No comments:
Post a Comment