Saturday, August 4, 2012
Vullnet Mato - FJALËT E TË NGUJUARIT
Vullnet Mato
FJALËT E TË NGUJUARIT
Në buzët e tua, Rudinë,
kam vdekur dimër - verë,
po ti më ke dhënë shpirtin,
të duroj ngujimin përherë.
Në gjirin tënd, Rudinë,
kam pirë duke qënë burrë
dhe më ke dhënë shërimin
për të mos u sëmurur kurrë.
Në duart e tua, Rudinë,
vij netëve nga larg shtëpisë
më ushqen damarët e gjakut,
t’i rezistoj gjatë fshehtësisë.
Në trupit tënd Rudinë,
shartuam të dy degëzimin,
dhe lidhëm bashkë lastarët,
t’i ruajmë fisit blerimin.
Tani e tutje, moj Rudinë,
në më vrafshin befasisht,
kam rilindur nga barku yt,
i pavdekshëm përjetësisht!...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment