Wednesday, August 8, 2012
Raimonda Moisiu - UJRAT E TUA TË KALTËR!
Raimonda Moisiu
UJRAT E TUA TË KALTËR!
(Elegji ne kujtim te vëllait tim Pëllumbit
që në çdo 9 gusht ka përvjetorin e ndarjes nga jeta)
Sa herë kaloj buzë teje, Enkelanë
Më dridhet buza me buzë e s’qesh dot
Me orë sytë i ngul mbi ujërat e tua blu,
Ujërat e tua me ngjajnë si lotë...
Mes lotëve më shfaqet fytyra e një engjëlli
Një engjëll...më shikon me të lutur pa nxjerrë zë...
...është vëllai im që ti, aq shume e deshe, Enkelanë
Sa na e more një ditë, e nuk e solle më.
Ta kishin marrë ujërat të dashurin, Enkelanë
Ujërat e rrëmbyer, të lumit Drin
Dhe ti nga korçarët që dashurojnë përditë
Zgjodhe për të fejuar të ri, Vëllain tim.
Po ai kish një vajzë...duheshin
si pëllumbi me pëllumbeshën,
Ti ma gënjeve vëllanë me hiret e tua femërore...
Tani vajza e tij më kot e pret, buzë teje
duke parë indiferente lulet pranverore
Enkelanë! ma more vëllanë!
Në pallatet e arta nënujore
E ke bërë mbret me gardianë e shërbëtorë
Ai s'e di...
Këtë çast buzë ujërave të Enkelanës
Shkon, vjen e flet me vete një e gjorë,
Kushedi ç'përralla të lashta pa pushim vëllait m'i thua
Se e mban kaq vite...të dehur me eliksirin e dashurisë
Ah!...Sapo t'i dalë pija, do vijë të na puthë të dyja
Por e di...
Ti do ta marrësh sërish.....
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment