Enkelejda Kondi - VERA
Enkelejda Kondi
VERA
Po ikën vera...
Me flokët ngjyrë ëndrrash e buzët e puthura
me syrin e malluar brigjeve të deteve
po ikën..
Me fustan gjysmë mëndafsh e gjysmë dantelle
një gjurmë e la mbi rërë
tek vallëzonte si vajzë e dashuruar valsin e fundit
Mbi një stol bosh nxori një psheretimë
Një lot kristal e derdhi në një dashuri të dhimbshme.
Po ikën vera…
Parfumin e saj s'e morri të gjithin me vete
Ja u la kujtim netëve
Vera, gjysmë grua e gjysmë dashuri
Po ikën vera…
po thërret vjeshtën që pret pas porte
duart plot me gjethe ngarkuar.
No comments:
Post a Comment