Friday, August 17, 2012

Agim Gashi - GJEL KOKOTI PRESIDENT


Agim Gashi

GJEL KOKOTI PRESIDENT


Jam një trim e shkuar trimit
Çdo mëngjes këngës ia them,
Me i zgjua njerëzit prej gjumit
Ky më është zanati i em.

Jetoj si pasha përreth haremit
Shumë pula m´rrethojnë në jetë,
Sa kënaqësi ndjej nëpër idile
Për asgjë merak s’më ka mbet.

Kur të më vijë fundi im
Në atë botë nuk shkoj kot,
Bëhem ushqim për njerzimin
E ua mbushi sofrën plot.

Kokorisi  dhe i thërras pulat,
Për një të vogël kokërr meli,
Kur mblidhen  ndjejnë gëzimin
Nga unë vigani që më thonë “Gjeli”.

Kikirikuuuuu, ia them këngës
Me zërin e bukur arshikisht,
Qindra pula shkundin krahët
dhe më luajnë të bukurin bisht.

I qëndroj borës e shiut
Edhe vapës kur ndërrohet moti,
Xhentëlmen në harem timin
Ky pra jam unë, Gjel Kokoti!

Tani njerzit kur po grinden
Dhe urrejtjen e kanë talent,
Do të dal të kandidohem
Që të bëhem dhe unë President!...

No comments:

Post a Comment