Anila Themiu
MIRËMËNGJES
Fli dhe pak botë e lodhur,
Unë diellin prita këtë natë
të ngjizej peneli me dritë,
me vesë të kthjellët të artë.
Ja, nxori syrin nga deti,
ku ai u la dhe atë ngrohu
në të dashurisë delir,
për të sajtën herë njohu!
Do të shkojë në mal e fusha
me penelin tim të artë,
shpirtin me gëzim seç mbusha,
me një gjethe do bëj varg,
do puth çdo zog në fluturim,
kur larg ikin, për fat të mirë
Të verdhën e vjeshtës qilimshtrirë
do ta ndez në errësirë.
Doli dielli dhe ka shumë dritë,
çdo gjë shkëlqen margaritarë.
Pikla uji, gjerdan mbi det,
ndjellin diellin mëkatar
që i ndezi plot pasion
gjithë verës mbushur djersë.
S’ka gjë se dhe pak ju freskon
shiu i ëmbël në këtë vjeshtë.
Filloi zhurma e qytetit
lozonjar plak u bë,
mbi pallatet e përgjumura
vesa shtrihet pa bërë zë.
No comments:
Post a Comment