Wednesday, September 26, 2012

Eleonora Koka - DY PORTRETE



Eleonora Koka

DY PORTRETE

Ikonen e Zonjës Mari,
E shoh me sa admirim,
Me duket më ngjason,
Me tiparet e nënës sonë.

Fytyra e saj plot dritë,
Sikur me llamburin,
Më ndoqi pas çdo ditë,
Në gaz, në veshtirësi.

Portreti pamjen e ndrron,
Mamasë sime i përkon,
Më shikon si me ankth,
Unë e shoh atë me mall.

Afrohem sikur do i flas,
Ajo vë buzën në gaz,
Me largohet shume shpejt…
Mos qejfi i ka mbetë!

Merr tjeter fizionomi,
Nuk di si të jap spjegim,
Ka pamjen e Znj. Sh.Mari,
Nuk më besojnë sytë!

Ajo sikur po me thotë:
Mos u mundo më kot,
Ne të dyja mos na ndaj,
Në mendje fort na mbaj!

E para Nëna që të krijoi,
Une Engjëlli, vij të mbroj,
Vërtet nuk na ndani dot, 
Jemi pranë në çdo kohe!

Dhe unë ashtu po veproj,
Në zemër e shpirt i mbroj
I lutem Zonjës Shën Mari,
Të mbrojë gjithë njerezinë!


No comments:

Post a Comment