Monday, September 10, 2012

Alfred Molloholli - KA ARDHUR VJESHTA




Alfred Molloholli 

KA ARDHUR VJESHTA

Zgjohu gjumashe! Ka ardhur vjeshta!
Dhe pak ditë e çdo gjë do të bëhet e purpurt,
a thua , horizontit janë ndezur ca zjarre të vegjël
dhe në çdo pemë, një diell është strukur...!?

Zgjohu gjumashe! E pafjala ime!
Tej gjetheve ngjyrë alle, nga dielli puthur,
imazhin tënd shoh, që djeg perëndime
dhe s'di të them mes jush, kush ësht' më e bukur!

Oh, po ti zgjohu, pra! Ledhatarja ime!
Ky trishtim i praruar më bën të marrosur,
dua, frymë të jap nën gjethe, perëndime
aty le të digjet, ky shpirt i pa sosur !

No comments:

Post a Comment