Mirvete Kabashi Leku
MË JEP BEKIMIN NANË
Më jep bekimin tënd, nanë
vura unazën në gisht,
me uro fat atje ku do të shkoj,
atje ku e panjohur jam.
Sa shumë do më mungosh, oj nana ime
vura unazën në gisht,
me uro fat atje ku do të shkoj,
atje ku e panjohur jam.
Sa shumë do më mungosh, oj nana ime
se, dhimbja e nanës është e madhe.
Ti më linde e me rrite,
të kisha nanë, por edhe baba.
Më kallet shpirti, me qan zemra
Pse kështu është për ne femrat?
Të lindim këtu, të plakemi atje...
Oj nanë, edhe pse shkoj nga kjo shtëpi,
ty nuk do të harroj se,
jam pjesë e mishit dhe gjakut tënd.
Më dhurove pak shpirt e pak zemër
e më dhe jetë e emër.
Të betohem, oj nana ime,
se unë do jem besnike e fjalës tënde
do të zbardhe fytyrën tënde kudo të jem.
Atje ku jetën do vazhdoj
këshillat e tua s`do i harroj.
Oj nana ime, zoti ka bë emër
që nga gjiri i atyre që lindëm,
të largohet çdo femër,
Andaj mos m’u idhno, oj nanë
që dashurinë do ta ndaj
edhe me një tjetër nanë...
Ti më linde e me rrite,
të kisha nanë, por edhe baba.
Më kallet shpirti, me qan zemra
Pse kështu është për ne femrat?
Të lindim këtu, të plakemi atje...
Oj nanë, edhe pse shkoj nga kjo shtëpi,
ty nuk do të harroj se,
jam pjesë e mishit dhe gjakut tënd.
Më dhurove pak shpirt e pak zemër
e më dhe jetë e emër.
Të betohem, oj nana ime,
se unë do jem besnike e fjalës tënde
do të zbardhe fytyrën tënde kudo të jem.
Atje ku jetën do vazhdoj
këshillat e tua s`do i harroj.
Oj nana ime, zoti ka bë emër
që nga gjiri i atyre që lindëm,
të largohet çdo femër,
Andaj mos m’u idhno, oj nanë
që dashurinë do ta ndaj
edhe me një tjetër nanë...
No comments:
Post a Comment