Wednesday, September 26, 2012

Angjelina Krasniqi Bardhaj - BJESHKËT MË ZGJOJNË



Angjelina Krasniqi Bardhaj

BJESHKËT MË ZGJOJNË

Kur zbres në Pejë, jam fjollë e borës
Më bëhet se valoj, si Flamuri i Vlorës.

Më ngjallën Fishta, Migjeni e Naimi
Mbretërisht aty rri ulur Lekë Dukagjini.

Zgjatem dhe shikoj Bjeshkët e Rugovës
Lutem që forcën t’i dhurojë tërë Kosovës.

Nga goja e shkëmbit, pi ujë të bekuar
Me penën time, mallin për të grushtuar.

Liqene më bëhen sytë, dhe ngrihen në qiell
Lahem me borë, ngjyrosem me diell.

Duart prarohen si lira ndriçojnë
Nga gjumi i harresës, bjeshkët më zgjojnë.

Edhe në dimër më behet, se vjen vera
Me diellin e Durrësit e krushqit kah dera.

Nga larg shikoj tymin,qe del oxhaku
E tëra ndizem,në dej shpejtë vlon gjaku.

Me zërin kambanë, thërras me furi
Erdha moj nanë, serish në shtëpi.

Shtrohet me madhëri sofra si dielli
Përplotë begati e mirësi, si qilim prilli.

Më bëhet vetja, fluturoja mbi re.
Me flokët e thinjura, aty, ndjehem e re!...

No comments:

Post a Comment