Tuesday, September 18, 2012

Vjollca Tiku - NINULLA HYJNORE E NJË FËMIJE

 
Vjollca Tiku

NINULLA HYJNORE E NJË FËMIJE

 
Ç’është një fëmijë?
Frymë parajse,
që zbret në degët e mitrës,
ku pulson një zemër e dashur,
në fshehtësinë e moluskut oval.

E qara e diamantit për nëntokën,
kur del nga rrënja errësirës në dritën e shkrifët.
Ekran i kuvertës së yllit,
deri në imazhin e plakjes së ditëve.

Shtati i ullinjve që rriten nëpër stinë,
në stuhi dhe kohë të mirë.
Sytë e qelqtë prej zefiri të detit,
që njomen prej valës dhe qeshin e qajnë.

Zëri i pishtarit të pranverës,
që shpërthen millin e gonxheve.
Shkëlqimi i frakut të diellit,
në buzë foshnje.

Përqafimi i gjithë zambakëve të bardhë,
kambanë buzëqeshje e shpirtit të artë;
Një fëmijë është një dashuri engjëllore,
kënduar prej qiellit me ninullë hyjnore.

No comments:

Post a Comment