Alfred Molloholli
KA ARDHUR VJESHTA
Zgjohu gjumashe! Ka ardhur vjeshta !
Zgjohu gjumashe! Ka ardhur vjeshta !
Dhe pak ditë e çdo gjë do të bëhet e purpurt,
a thua , horizontit janë ndezur ca zjarre të vegjël
dhe në çdo pemë, një diell është strukur...!?
Zgjohu gjumashe! E pafjala ime!
Tej gjetheve ngjyrë alle , nga dielli puthur,
imazhin tënd shoh, që djeg perëndime
dhe s'di të them mes jush, kush ësht' më e bukur!
Oh, po ti zgjohu, pra! Ledhatarja ime!
Ky trishtim i praruar më bën të marrosur,
dua , frymë të jap nën gjethe, perëndime
aty le të digjet, ky shpirt i pa sosur!

No comments:
Post a Comment