Saturday, September 29, 2012

Ragip Dragusha - TOKË E LASHTË



Ragip Dragusha

TOKË E LASHTË

Të desha ty o diell, kur lotët prej syve i thave,
Pa ty kjo botë e mjerë, s'do kishte dot shpëtim.
Kur toka më dha jetën, që mes shekujsh ndave,
Me planetët e tjerë, nuk kishte krahasim.

Eh trup i sakatosun, i ngrimë prej acarit,
Nën rreze të përflakuna me zemrat kuvendon,
Dhe befas ngrihet shpirti,  gëlltitun mes të vrarit,
Sikur të shuajë etjen e mundit që lëngon!

E unë biri i këtij dheu, që ti vetë e ke bekue,
Mes mrekullive ndjenja, që enden pambarim,
Nën rreze shoh të ngrohen, të pasun të mjerue,
Ku pashë dhe vetë trishtimin, të merrte gjallërim!

Britmë! britmë ! e shpirtnave t'sakatue,
E flakës t'pashueme që po të djeg sot ty,
E botës, që ndryshe, i thonë e "Qytetnueme"
Por që njeriun po e vdes, ma t'bukurën stoli.

No comments:

Post a Comment