Saturday, September 1, 2012

Anila Themiu - MË LER TË RRITEM

 

Anila Themiu

MË LER TË RRITEM

Më the të të marr në telefon,
por unë kam frikë ta bëj këtë.
Kam frikë se me një fjalë-kristal,
më tërheq bjeshkëve e me freskon ujëvarave.
Nuk trembem nga uji i akullt,
as pylli i dendur, s’më tremb,
veç druhem, se ti s’më fal,
si rebelim ndaj largësisë më rrëmben
si Halili Tanushën në “Eposin e kreshnikëve”.
Kam frikë se po të dëgjoj, i dashur, zërin tënd,
do të lë shpejt mbi tryezë një letër,
fyerje për ç’kam pasur,
për ëndrrat vajzërore mallkim,
dhe do të rend të vij tek ti.
Zërin tënd si të një sirene e përcjell në kaltërsi.
Përsëri i duhet Odisesë,
të lidhë në pranga durimin tim.
Duhet të rritem më shumë.
Ti m’i mëso të gjitha zakonet e maleve,
më merr pastaj të rri përjetë me ty,
si Halili Tanushën e Krajlit.

No comments:

Post a Comment