Friday, September 28, 2012

Vjollca Tiku - ZEMËR ËNDRRE

 

Vjollca Tiku

ZEMËR ËNDRRE

Sikur të shndërrohesha në një shportë trëndafilash,
gjithë parfumin e kuq erëmirë,
me frymë ere ta shpërndaja, e krahë bilbilash,
në këmbanëza të ëmbla dashurie ,
të lëshoja në drithërim...

Sikur të shndërrohesha në vesë të kristaltë,
në kupë të hënës do të pija ,
do bija lehtë në çdo petal ,
në buzë lulesh do ta puthja poezinë.

Sikur të shndërrohesha në një flutur krahëartë,
në shkallën fosforeshente të ajrit të fluturoja ,
në magji resh, në kube të qiellit të kaltër,
sekrete ëndrrash, të kurorëzoja.

Sikur të shndërrohesha në meteor ,
në gji yjesh të shkrija, të rrëshqisnin
thërrmija dritash, të ndiznin pishtarë
si dielli i ngrohtë, në jetën e acartë...

Ah, sikur, sikur!...

No comments:

Post a Comment