Shpëtim Kurti
FLOKËQENDISURA ME GËRSHET
Na ka hije, apo s’na ka?!
Moj flokëqendisura me gërshet!
A s’luajmë çetash...?! Ehu, ha!
Sa mote shkuan! Sa mall, sa vjet..!
Na ka hije, apo s’na ka ?!
A ta prish gërshetin nyje-nyje?!
Të qeshim fort me: A, ha - ha !
Derisa në qiell, të çelin yje...!
Na ka hije, apo s’na ka ?!
A s’kacaviremi për kumbulla të pabëra?!
Të rendim si dikur, Hej kush e ka!
Me këmbët që përvëlonte rëra...!
Na ka hije, apo s’na ka?!
Po si të mos e kujtojmë atë moshë shegushe?!
Paçka se i rrudhur sot paksa,
Jam engjëlli yt, moj engjëllushe...!
No comments:
Post a Comment