Monday, September 10, 2012

Nexhip Bashllari - MË JEP NJË SHENJË!

 

Nexhip Bashllari

MË JEP NJË SHENJË!
Se ç'kam qenë mos pyet shumë,
As unë nuk pyes ç'ke qenë ti,
Në she diçka të mirë tek unë,
Një shenjë më jep dhe unë po vij.

Më jep një shenjë, unë si furtunë,
Sakaq do gjendem ku të jesh ti,
Se ç'ke bërë ti e ç'kam bërë unë,
Askujt s'i japim, ne, llogari.

Ne jemi qenie si gjithë të tjerët,
Në trup na vlon gjaku si llavë,
Kur zien e shfryn në grykë vullkani,
A ka fuqi nën fre ta mbajë?

Ja kështu jemi unë dhe ti,
Si eshkë pishe dhe gur stralli,
Sikur një prekje të bëjë vaki,
Në çast, të dy, do na djegë zjarri.

Ndaj, mos mëno, më jep një shenjë,
Dhe unë aty do jem në çast,
Një natë bashkë le të flemë,
Pastaj, gjithë bota le të flasë.

No comments:

Post a Comment