Monday, September 10, 2012

Ziko Ll. Kapurani - NJË GLLËNJKË UJË

 

Ziko Ll. Kapurani 

NJË  GLLËNJKË  UJË

Kam  vite pa shkuar  në fshat
Dhe  malli në gjoks  m’u bë plis
Kush më shpie në Floq këtë çast
Një gotë ujë Izvori ka bakshish.

Nga gjuhët e gjata ndihet kori
Mbi shpinë të më hyjnë gjëmba
S’e dinë se për një gllënjkë Izvori
Në gjunjë i ulen  qielli, yjet, Hëna.



No comments:

Post a Comment