Tuesday, September 18, 2012

Përparim Hysi - E DI



 Përparim Hysi

 E DI

 
 E di që ndjenja ime është pak idiote,
 Është kundër natyrës e moshës,
 Por nuk jam unik në mes kësaj bote,
 Se,ende,portreti juaj më bëhet joshës.

Vështrimi i kthiellët më bën si të marrë,
Ç'është ky prapakthim në vite e vite ?!
Një prapakthim si pak vulgar,
Por e them hapur: nga kujtesa s'mu shqite.

Ky përjetim e di që është veç imi,
Ti as që i je kthyer kësaj ane,
Por,në fund të fundit, përse mos e dini,
Që më je e shtrenjtë, o moj xhane ?!

Heshtja juaj e gjatë,më ka folur troç,
Për ty as që jam më i gjallë,
Por mund të ngopesh dhe me lugën bosh,
Kur aq "uria" të ka marrë.

Në të shkruaj, mos kujto se kam shpresë,
(se,sakaq,dhe zëmra do të thyhet !!!)
 Mike,moj,kohë e mirë duket që në mëngjes,
 Dhe mjerë ajo zëmër që fyhet!

 Të shkrova,se kaq gjë duhet ta dish
 Se gjithmonë e shtrenjtë ke qenë për mua,
 Unë e di mirë që, tash, jam një "ish"
 Një "ish" që, për çudi, prapë të dua.

No comments:

Post a Comment