JETA, NJË PUTHJE LARG
Ëndrrat i shihja në shtretër yjesh
Në livadh rebusesh e kuicesh lodroja si mëz
e qëmtoja bar virtytshmërie
dhe nuk e dija,
se një puthje më pak - një hap më larg.
Flasim për shiun që pritet
për temperaturën e lartë të çmimeve
hijet që dendësohen mes puthjeve
i trembim me buzëqeshje pa gjak
dhe nuk e dimë se jemi
mijëra puthje larg
Nuk e dinin as shkencëtarët e mendimtarët
kur, në mëngjes me vrull djaloshar
futën laboratorëve e bibliotekave
dhe dolën në muzg miopë e të thinjur
dhe përgjigjet i gjetën
tek dy lule, që përqafuar këmbenin
aromën e polenin
tek dy gurë ku era kish gdhendur
një puthje të ndritur
Se jeta e tërë përfshihet në një orë dashurie
e mësuam, kur supet na i kërrusi
një peshë e lehtë pleqërie.
“Tërë jeta përfshihet në një orë dashurie”
Honore De Balzak
No comments:
Post a Comment