Wednesday, September 26, 2012

Përparim Hysi - SHEHREZADE

         
                                  
Përparim  Hysi

SHEHREZADE 

Jo. Nuk është Shehrezadeja e përrrallës
Që prrallte sulltanin për  njëmijë e një net
Kjo është një bukuroshe që rri ballas
Dhe me syrin e zi,keqas më nget.

Sado që kokën ma ka mbuluar me shami ,
Dhe lidhur e mban atë nënë gushë
Po unë të shikoj "fshehurazi",kam kohë që di
Ndaj marrë "vijëshënimi" dhe e qëlloi me pushkë.

Syrin ajo e ka të madh si filxhan
Qerpikun të gjatë dhe me bisht
Jo.Jo:nuk duroj dot,moj,aman
Që me sy të më hashë egërsisht.

E quaj Shehrezade ,se është nga Irani
Në sytë e saj krejt qielli i Persisë
Ah,-them me vete,- pati hak sulltani
Që humbte prrallash pas bukurisë.

Saadiu për të e shkroi "Gylistanin"
Firdusi a nuk shkroi Shanamenë?!
Sa kupa me verë piu Omar Khajami
Esenini a nuk këndoi Shaganenë ?!!!

Serovit i ngriu peneli në dorë
Kur pa sy të tillë si ulliri
Dhe paskam faj unë,një plak i gjorë,
Që u lajthita,tani, fakiri?!

Ta shihnit ju Shehrezadenë "time"
(ta shihnit si unë,kur fshehurazi e pashë ?!)
Në mëndja më iku,u bë copë e thërrime
Ah,se si më qe ! Krejt si parajsë!

Dhe ika,lajthita. Po shkoj,i lajthitur
(jo,gjëkundi të gjajshmen s'ia gjen )
Zot,o Zot ,ç'është ky çast i ndritur ?!
Pse ma solle sot të bukurën  madem ?!

Eh,Shehrezade,moj komshia ime !
Të shoh unë fshehurazi,se kam erz e nder
Një kollë më zë (vdiqa,shpirtja ime )
Unë për buzët e tua,pranoj të shkoj në Ferr.

Në Ferr të shkoj dhe hiç s'jam pishman
Para të bukurës unë bie në gjunjë
Ah,seç më hëngri ai sy si filxhan
Dhe tek e mbyll vjershën,jam krejt rrëmujë.

No comments:

Post a Comment