Friday, September 28, 2012

Alfred Molloholli - PËRHUMBJE


Alfred Molloholli

PËRHUMBJE

Përhumben shpesh në jetën time
se si është bota, për çudi,
muaj pas muaji e stinë pas stine
ikin vitet, nji nga nji .

Shpesh, s'e vë re këtë ndryshim
se në shpirt, njoh vetëm rini,
por, një thinjë ''flet'' me qortim
ngadalë, mor burrë, s'je më i ri !

Por , unë , jo kurrë s'i kam pranuar
ca fakte që flasin me të dukur,
do mbetem djalosh, shpirtdashuruar
me gjimnazisten më të bukur !

''T'u rritën djemtë, - më thotë bota
t'u bënë burra për t'martuar'' ,
por, mua, jo s'më mbushet koka
pas femrash mbeta, - dashuruar !

No comments:

Post a Comment