Wednesday, September 19, 2012

Kozeta Zylo - ME ABC-në KAM VËNË KURORË



 

Kozeta Zylo

ME ABC-në KAM VËNË KURORË
 
Të ndjej shtator në palcë të librit,
Për ABC-n se ç’më rrëmben,
Qindra poezi ju mësova nxënësve,
Dhe në gjunjë rashë për Mëmëdhenë.
 
Trishtuar ika acarit të Shkurtit,
Lotin e ngrirë lashë mbi tryezë,
Ndërsa me nxënësit dhimbshëm u ndava,
Kur 97-ta hapte varrezë...
 
Nga larg më vjen si kujë e çmendur,
Me Hënën strukem si në legjendë,
Me ABC-në kam vënë kurorën,
Ndërsa divorcin e kam një tmerr.
 
Dhe ëndërr e bukur s’thinjej kurrë,
Tokës premtuar Shqipen çelte,
Është e mahnitshme realizuar,
Gjoksit i shkul brenga dhe derte...
 
Kur dëgjoj nxënësit që flasin shqip,
Dhe porsi bletë mblidhen në klasë,
Nga mjalti i tyre shërohem, s’vdes,
Dheut të huaj ringjallem prapë…

No comments:

Post a Comment