Kaman Myftaraj
TI JE PËRJETËSISHT
DASHURIA IME
Shumë herë jam munduar të kuptoj,
Vuajtjet e zemrës tënde aq të dashur,
Nuk është aq e lehtë të harrojmë,
Puthjen e parë të dashurinë sonë të largët.
Kur i thamë njeri-tjetrit lamtumirë,
Edhe qielli zuri pa pushim të qajë,
Nuk qe e lehtë të ndaheshim atë natë,
Por unë përherë në zemrën time të mbaj.
Ti vjen në ëndrrat e mia gjatë gjithë vitit,
Duke më buzëqeshur e puthur me dashuri
Ti për mua je thesari më i madh i shpirtit,
Ëmbëlsia e ditëve që kaluan e vijnë përsëri.
Nuk do të thotë gjë se ne jemi kaq larg,
Dashuria jonë është e bukur dhe e fortë,
Unë të mbaj në zemër të çelur si zambak,
Dhe vazhdimisht fjalët e tua të ëmbla kujtoj.
Të dua, të dua, me shumë përgjërime,
Se ti je përjetësisht dashuria ime!...
No comments:
Post a Comment