Isuf S Hoxha
POETI E LYPËSI
Përskaj një lypësi
Në trotuar u ula,
Unë me kollare, një paket me libra
Shpalosa para vetes,
Ai një pako bosh me mbishkrim
“Sadaka” mos ju qafshin fëmija
I pagjumë me ngucte kolla.
Ai ra përmbys mos t’i shiheshin
Faqet si mumie të zverdhura...
Tringëllonin lekët në pakon e tij
Qeshte, murmuriste, pizeveng ju thoshte
Kush asnjë metalik nuk hidhte.
Si i porositur muzgu mbërrin, iku dita,
Lypësi lekët filloi t’i numëroj i kënaqur,
Unë i vrenjtur asnjë libër nuk shita.
“O kohëra o zakone” mendoja me vete..
Poet... mbante librin në dorë,
ma nënshkruaj ju lutem...
Ai viktime i krizës se barkut,
Unë i kulturës me zhele veshur ,
As emrin s’ia mësova
Me shpresë u ndamë si miq.
No comments:
Post a Comment