Wednesday, September 19, 2012

Alfred Molloholli - TË SHOH KU KE RËNË





Alfred Molloholli
 
TË SHOH KU KE RËNË

Të shoh e me vjen keq, në ''ç'derexhe'' ke rënë
kur hiret e trupit i nxjerr, si pjesët e një torte,
e ca dhëmbë manjakësh, sulen për t'i ngrënë,
teksa zgjasin duart, si mbi qershitë e një shporte.

Ti, fejsbukun sot e ke bërë ''ashik''
për të nxjerrë kofshët, gjoksin edhe b...thët ;
sa keq...! Ky, është vesi më i lig,
ashtu, si gishtave kur u shtohen ''lythët'' !

Unë mashkull dhe më vjen zor të të bëj koment,
poshtë fotos , më shumë zhveshur, se sa e mbuluar ,
(dikur luftëra janë bërë për atë ''dy gisht'' vend)
sot bie çdo Trojë me një Helenë të paguar !...

Por unë, s'jam tregtar, që ''pazar'' të bëj me ty
as ''konsumator'', të blej çfarë s’më duhet ,
këtë reklamë ''majhoshe', e kam halë në sy
ndërsa gjarpri të ka pickuar, aty ku nuk thuhet !

S'më duhet ''prapakolpi'' e gjoksi koqe - dardhë
as kofshët, si kolona mermeri të grekëve të vjetër,
më duhet, shpirti i bukur edhe zemra e bardhë
dhe një buzëqeshje pafajësie, ta kesh patjetër...!

No comments:

Post a Comment