Tuesday, September 18, 2012
Pjetër Vukaj - MBRËMJE NË PARIS
Pjetër Vukaj
MBRËMJE NË PARIS
Atë mbrëmje, isha mik,
Tek borgjezi i ri fisnik.
Darkuam bashkë, në Paris
Me borgjezin e të dashurën e tij miss.
I mendoja aty vajzat indiferente, hundëpërpjete.
Ajo ishte e ëmbël, e dashur, e qetë.
E mendoja fundshkurtër, ekstravagante.
...ishte e bukur, tepër elegante...
E mendoja me veshje prej ari, të stolisur.
Natyra bukur e kishte qëndisur...
Ajo s`mbante stoli ari, zinxhirë as vathë.
Këmishën kopsitur deri lart në qafë.
Është ngrohte, fillimvjeshte...
Më shumë më ngrohu, kjo bukuroshe e thjeshtë.
S`kisha menduar të gjendem në Paris ndonjëherë
Me misin e borgjezin të pija verë...
Të njoh të tilla s`më ndihmoi fati.
Ishte më e thjeshtë se një vajzë fshati.
Ishte më ëmbël se mjalta në hoje,
Bukuri dehëse si Verë Bordoje...
Me bujari malësori borgjezët me pritën.
S`fjeta, që të shoh Parisin ditën...
U ndamë, e përqafova, e shtrëngova pak për mesi.
Aspak s`u bë xheloz borgjezi...
Pas pak hyra në një kafe.
S`ishte kafeja e vjetër “De La Pe”
Në atë kafe të vjetër, zura vend në një qoshe.
Mbase Balzaku aty kishte pirë me borxhe...
Të nesërmen u ndava nga Parisi,
Më kujtohej borgjezi, por më shume misi...
Udhëtova gjithë ditën metro më metro...
Pashe shume te bukura, por jo si ajo.
Parisi qenka vërtetë si Parajsa.
Asgjë s`mu duk me e bukur se ajo vajza...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment