Saturday, September 15, 2012

Kaman Myftari - A E MBAN MEND ?...





Kaman Myftari

A E MBAN MEND ?...

A e mban mend atë ditë pranvere,
Kur gjithçka rreth nesh ishte plot jetë,
Kur natyra pas dimrit ishte veshur nuse,
Dhe ne lulet e saj i merrnim erë?

A e mban mend atë burim të kulluar,

Kur me dorën tënde më shove etjen,
Kur në shpirtin tim gëzimet i shtove,
Me puthjen e zjarrtë dhe buzëqeshjen?

A e mban mend kur rendëm në lëndina,

Dhe me luleshqerra të bëra nuse me kurorë,
Kur më puthje gjithë afsh në buzët ndezur,
Ëmbëlsisht më pyesje vallë kaq shumë më do?

Si një kujtim i bukur ato kanë mbetur pas,

Një mall për zemrat tona që nuk shuhet kurrë,
Diku nëpër nënshkrime dhe faqe librash,
Diku tjetër emrat na mbeten te gdhendur në gur.

No comments:

Post a Comment